Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 14.446 raste nga 56.045 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 581 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.033 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.832.
Ndryshe, po bëhen gjashtë muaj prej se në Kosovë u shfaqën rastet e para me coronavirus, kurse shqetësimi për valën e dytë të përballjes me coronavirusin e ka tashmë e gjithë bota.
Mikrobiologu Lul Raka në një intervistë për Telegrafin ka thënë se varet nga qytetarët dhe institucionet qeveritare, se sa e vështirë do të jetë vala e dytë e përballjes me pandeminë në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.