×
  • Lajme
  • Lajme

    29 vjeçari nga Kosova mbytet në vendin e tij të punës në Zvicër

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 10:39

    Një 29 vjeçar nga Kosova ka gjetur vdekjen, aksidentalisht, në vendin e tij të punës në stacionin e trenave në Zwingen, afër Bazelit të Zvicrës. Ngjarja tragjike ka ndodhur të dielën gjatë natës.


    Gazeta Online “Reporteri.net” merr vesh se i riu është me prejardhje nga Gjakova, me inicialet M. D., dhe prej vitesh jeton në Zvicër.

    Rastin e kanë konfirmuar për mediat zvicerane autoritetet e sigurisë të kantonit të Bazelit.

    Sipas mediave lokale, ajo çka dihet tashmë është vetëm se kosovari ka vdekur, por se rrethanat e aksidentit që ndodhi në vendin e tij të punës janë ende ta paqarta.

    Njoftohet se 29 vjeçari u shtyp nga një tren i një linje të huaj që kalojë në hekurudhë gjatë kohës kur po kryheshin punime, shkruan Reporteri.net.

    Kompania zvicerane e trenave ‘SBB’ ka njoftuar se personi i vdekur tragjikisht në vendin e tij të punës nuk ka qenë punonjës i saj, por se ka qenë punëtor i një kompanie tjetër të kontraktuar për të kryer punimet në hekurudhe.

    Bëhet e ditur se punimet janë ndërprerë të hënën, për shkak të hetimeve, ndërkohë që edhe lëvizja e trenave në atë zonë ka qenë e kufizuar gjatë ditës së djeshme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!