×
  • Lajme
  • Lajme

    3.352 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    30 Gusht 2020 | 8:30

    Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë.


    Megjithatë në javën e fundit është shënuar një rënie e lehtë e rasteve të reja.

    Dje në vend janë konfirmuar 115 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 13 mijë e 215.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje njoftoi edhe për 116 të shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 9 mijë e 355.

    Që nga fillimi i pandemisë, gjithsej 508 pacientë e kanë humbur jetën në betejën me virusin, ndërsa raste aktive janë edhe 3 mijë e 352. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!