×
  • Lajme
  • Lajme

    3 mijë të vdekur nga koronavirusi në Kosovë që nga fillimi i pandemisë

    Reporteri
    25 Janar 2022 | 9:06

    Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 3 mijë të viktima nga koronavirusi, shkruan Reporteri.net.

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se me 2 rastet e vdekjeve nga koronavirusi që u regjistruan dje, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 3 mijë.

    Një nga viktimat që u regjistrua dje është një djalë i moshës 20-29 vjeçare nga komuna e Vushtrrisë.

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.861 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747841 doza të vaksinës.

    Deri më sot 801.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 12.200 doza të treta të vaksinës kundër COVID-.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.170

    Aktualisht, numri i rasteve aktive është 19,519.

    Në Kosovë nga e shtuna kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid.

    Këto masa përfshijnë kufizimin e lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 05:00, ndërsa edhe veprimtaria e gastronomisë lejohet zhvillohet vetëm deri në orën 21:00. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!