×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    3 pacientë me coronavirus në gjendje të rëndë

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 11:49

    3 pacientë të infektuar me coronavirus që po trajtohen në Klinikën Infektive janë në gjendje të rënduar.


    Kjo klinikë ka bërë të ditur se 5 persona janë në gjendje stabile, nga gjithsej sa janë të hospitalizuar, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi:

    Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 21/05/2020, janë të hospitalizuar 11 pacientë.

    Prej tyre, të sëmurë me Covid-19 janë 8 pacientë.

    Nga 8 raste të infektuar me Covid -19:

    • 5 pacientë janë në gjendje stabile;

    • 1 pacientë është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe;

    • 2 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (njëri në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tjetri në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik).

    Sot lirohet 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin për Covid -19 si dhe për 2 raste priten rezultatet. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!