Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh 58-vjeçarit J.G i cili dyshohet se ka dhunuar një të mitur, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një ( 1 ) muaji ndaj të pandehurit J.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhunimi”
“Gjyqtari i procedurës paraprake, pas seancës dëgjimore vlerësoj se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin J.G., pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Dhunimi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
“Gjykata vlerësoj se nëse i pandehuri J.G. lihet në liri, ekziston rreziku se i njëjti mund të pengojë rrjedhën e zhvillimit të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, mund të ndikoj dhe pengoj hetimin në të dëmtuarën e mitur, gjithashtu gjykata vlerësoj se nëse i pandehuri gjendet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij. Gjykata konsideron se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin me sukses të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprës penale”.
/Reporteri.net/
“E kemi kojshi, me një mexhë”, flet 14-vjeçarja që dyshohet se u dhunua për 1 vit nga 58 vjeçari
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.