Rritja e temperaturave dhe fillimi i gushtit ka sjellë një rritje të numrit të qytetareve të Kosovës që duan të kalojnë pushimet në Shqipëri.
Edhe mëngjesin e së dielës mijëra makina dhe dhjetëra autobusë kaluan nga Morina për në bregdetin shqiptar.
Ky fluks i lartë që i kalon 30 mijë shtetas të Kosovës ka sjellë bllokimin e segmentit Morinë-Kukës të Rrugës së Kombit.
Që në mëngjes automjetet të vendosura në dysh po ecin shumë ngadalë për të dalë nga Kukësi në një kohë ku temperaturat janë rreth 40 gradë./A2news/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.