Si pasojë e pandemisë shumë biznese po mbyllen përderisa shqetësues mbetet fakti se numri i tyre po rritet vazhdimisht.
Sipas një hulumtimi të Odës së Afarizmit të Kosovës, për shkak të pandemisë, deri më tani nga puna janë larguar rreth 30 mijë punëtorë.
Në OAK thonë se shumë ndërmarrje janë mbyllur për shkak të gjendjes me Covid-19 dhe se numri i tyre po rritet në vazhdimësi andaj i bëjnë thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më shpejt të miratojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Thonë se nëse vazhdohet me këtë avaz dhe nëse bizneset nuk kanë përkrahjen e duhur nga shteti gjatë muajve në vijim, numri mund të arrijë në 50 deri në 70 mijë qytetarë./RTK/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.