Një 30-vjeçare ka gëlltitur aksidentalisht një gjilpërë, kështu duke u rrezikuar seriozisht shëndeti i saj.
Kështu bëri të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ku thuhet se duke marrë parasysh gjendjen e saj, ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë, ka arritur të largojë gjilpërën, që i kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Nje 30 vjeçare ka rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, pasi që aksidentalisht kishte aspiruar një trup të huaj (gjilpërë). Gjilpëra ka depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke e rrezikuar shëndetin e saj, e duke shkaktuar shumë vështirësi për frymëmarrje. Me të parë gjendjen e pacientes, ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë, ishte mobilizuar, dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë, arrihet të largohet gjilpëra, që kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje”, thuhet në njoftimin e tyre.
Teksa në përfundim, ekipi i mjekësve nga Klinika e Pulmologjisë, ka apeluar qytetarët të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që mos të rrezikojnë shëndetin.
/Reporteri.net/.