×
  • Lajme
  • Lajme

    300 gjoba vetëm për vikend në rajonin e Prishtinës për mosrespektim të masave anti-Covid

    Reporteri
    22 Nëntor 2020 | 19:28

    Policia e Kosovës po vazhdon të gjobitë qytetarët të cilët nuk po respektojnë masat anti-Covid.


    Vetëm gjatë vikendit, janë gjobitur 300 qytetarë ka bërë të ditur Policia rajonale e Prishtinës.

    “Vetëm gjatë këtij vikendi, për personat që nuk po respektojnë masat parandaluese janë shqiptuar mbi 300 gjoba dhe janë dhënë me qindra vërejtje e këshillime për respektimin e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Njoftimi i plotë:

    Drejtoria Rajonale e Policisë -Prishtinë edhe gjatë vikendit përveç përgjegjësive për garantimin e rendit dhe sigurisë publike ka ushtruar edhe autorizimet e saj për ngritjen e nivelit të respektimit të masave anti COVID., thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

    E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja shëndetit plublik është një nga prioritet e të gjithë neve”, thuhet ndër të tjera në noftimin e Policisë.

    Policia e rajonit të Prishtinës ka vënë në dukje se po punon që bashkërisht me të gjitha subjektet dhe të gjithë qytetarët të parandalojnë përhapjen e virusit qoftë nga pakujdesia apo nga neglizhenca.

    Vetëm gjatë këtij vikendi, për personat që nuk po respektojnë masat parandaluese janë shqiptuar mbi 300 gjoba dhe janë dhene me qindra vërejtje e këshillime për respektimin e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!