Pas Suharekës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar edhe komunën e Mamushës, më e prekura nga reshjet e fundit të shiut dhe breshëri.
Kurti me këtë rast ka deklaruar se pas evidentimit të dëmeve nga komisioni i krijuar nga Ministria e Bujqësisë do të bëhet kompensimi i dëmeve.
“Kur sheh një prodhimtari kaq të madhe, natyrisht që shteti qeveria, shoqëria jonë, këta njerëz kaq punëtorë e kontribues, duhet t’i ndihmojmë kur s’ka fatkeqësi natyrore, lëre tani kur i goditur”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.
Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, tha se dikasteri që drejton ai ka themeluar një Komision të veçantë me komunën e Suharekës dhe komunat tjera që janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Do të bëjmë një vlerësim të dëmeve, pastaj duke shfrytëzuar buxhetin për rezervat, por edhe buxhetin e ndarë për pandeminë, do të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë financiare që t’i ndihmojmë komuna e prekura”, tha Mustafa.
Ndërsa kreu i Mamushës, Abdulhadi Krasniq, ka falënderuar qeverinë për gatishmërinë për mbështetje të buqjve të dëmtuar, ndërsa ka treguar sa janë dëmet përafërsisht.
“Kemi 300 hektar të serave, 99% e tyre janë prekur nga breshëri i madh. Vetëm najllonat e seave që janë dëmtuar, sipas llogaritjeve kushtojnë deri 3 milionë euro e gjysmë”, tha ai.
Krasniq ka kërkuar që sa më herët të bëhet pagesa e dëmeve.
/Reporteri.net/.