×
  • Lajme
  • Lajme

    323 raste aktive me koronavirus në Kosovë

    Reporteri
    26 Nëntor 2021 | 7:38

    759 mijë e 134 qytetarë kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.

    Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes njoftimeve të përditshme.

    Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 1627 vaksina, duke e dërguar në 1 milion e 610 mijë e 960 numrin e vaksinave të administruara në total.

    Ndërkaq, 851 mijë e 826 kosovarë e kanë pranuar të paktën njërën dozë.

    Aktualisht, numri i rasteve aktive është 323.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!