×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi i gruas që e mposhti coronavirusin: E humba oreksin dhe shijen

    Reporteri
    10 Nëntor 2020 | 18:48

    Fatmire Morina, ka ardhur sot pranë Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, bashkë me vajzën e saj.


    Kjo e fundit, pas simptomave që kishte pasur, dhe pas udhëzimit që kishte marrë nga mjekët, ka ardhur për t’u testuar për virusin Covid-19.

    Morina ka treguar se vajza e saj, djali i saj dhe bashkëshorti janë testuar për këtë virus, pas simptomave që kanë pasur, dhe pasi nusja e djalit ka rezultuar pozitive me Covid-19.

    Ajo ka treguar se vet e kishte kaluar virusin në muajin qershor.

    “Unë kam ardhur para IKSHPK-së, për arsye se ka dashtë vajza me u testu. Rejën e kam me Covid pastaj edhe djali dhe burri e kanë bërë testin . Unë e kam pasur Covid-in në qershor. Ndërsa edhe vajza ka ardhur sot të testohet, që mos ta bartim virusin diku tjetër”, ka thënë ajo, për Front Online.

    Morina ka treguar se simptomat e para që i kanë pasur si pasojë e virusit kanë qenë humbja e oreksit dhe erës.

    Ajo ka treguar po ashtu, se kur vet kishte qenë e infektuar me virus, ishte izoluar larg familjes e të tjerëve, në mënyrë që këta të fundit mos ta merrnin virusin.

    “Unë kur e kam pasur Covidin kam shkuar në një banesë timen dhe nuk kam qëndruar me anëtarët tjerë të familjes”, ka shtuar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!