×
  • Lajme
  • Lajme

    33 pacientë në Infektivë, numri më i vogël që prej përhapjes së coronavirusit

    Reporteri
    05 Maj 2020 | 19:16

    Që nga fillimi i pandemisë, Klinika Infektive ka shënuar numrin më të vogël të pacientëve të infektuar nga Covid-19.

    Në këtë klinikë 33 pacientë po vazhdojnë të trajtohen derisa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Megjithatë infektologët kanë kërkuar kujdes të shtuar nga qytetarët, pasi, sipas tyre, pandemia nuk ka përfunduar, raporton KOHA.

    Distancimi social, mbulimi i gojës dhe hundës vazhdojnë të jenë masat kryesore, të cilat, sipas infektologut Valbon Krasniqi, qytetarët duhet t’i zbatojnë për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

    Fluksi i madh i qytetarëve dhe veturave ka bërë që policia e trafikut të përqendrojë patrullimet e saj në disa zona të kryeqytetit.

    Qindra qytetarë këtë të martë janë ndaluar dhe udhëzuar të qëndrojnë në shtëpi nga pjesëtarë të policisë së njësisë së trafikut.

    Lehtësimi i lëvizjes së qytetarëve në vend ka bërë që të shtohet fluksi i njerëzve në të gjithë Kosovën, megjithëse ende të drejtë lëvizjeje qytetarët kanë vetëm 3 orë në ditë.

    Në 24 orët e fundit policia në 11 raste të ndara ka nisur procedurë ndaj 72 personave, të cilët nuk kanë respektuar masat e Qeverisë për parandalim të përhapjes së Covid-19.

    Në qytetin e Mitrovicës, policia në bashkëpunim me Inspektoratin Sanitar ka nisur procedurë ndaj 56 personave, të cilët janë parë të grumbulluar në dy lokale të ndryshme rreth mesnatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!