
Një balon i vendosur në hyrje të qytetit të Pejës është djegur i tëri.
Baloni i vendosur në hyrje shkruante “Mirë se vini në Pejë” dhe ishte vendosur nga komuna.
Një qytetar është shprehur i kënaqur me djegien e këtij baloni.
“I lumt dora atij që ja ka fut flakën! 🙌🇦🇱🙌
p.s. Gazmend Muhaxhiri ngushllime”, ka shkruar një qytetar në rrjetet sociale.
Për balonin kishte pasur kritika të shumta për shkak të ngjyrave të vendosura që dukeshin njëjtë sikur flamuri ish-jugosllav. /Reporteri.net/.