Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ndërsa ka folur për aktakuzën e ngritur ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e të tjerëve nga Gjykata Speciale ka thënë se ata nuk e përfaqësojnë veten atyre por ngjarjet e vitit 1998-1999.
Limaj ka thënë se pa Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin nuk do të kishte UÇK, shkruan Reporteri.net.
“Mos harroni kur flitni për ata njerëz, Thaçi, Krasniqi të tjerë janë në Hagë, jo për përfaqësimin e tyre politik, por për ngjarjet e 98-të dhe 99-tës. Është e padrejtë dhe hipokrite me i gjykuar këta njerëz nga sjellja e tyre në politikë në vitet e pasluftës. Nuk kish pas pa ata njerëz UÇK, pa UÇK nuk kish pas liri”, ka deklaruar Limaj në emisionin “Debat” në RTK, pasi u pyet se çfarë mendimi ka për të gjithë ata që i ‘fërkojnë’ duart nga arrestimet e Gjykatës Speciale, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa ka folur për vrasjet e pasluftës, Limaj ka thënë se askush nuk mund të thirret në emër të UÇK-së pas 12 qershorit.
“Secili jep përgjegjësi për veprimet individuale pas 12 qershorit, dhe askush nuk mund të thirret në emër të UCK-së për veprimet e bëra pas 12 qershorit”, ka deklaruar Limaj./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.