×
  • Lajme
  • Lajme

    34 shtetas të huaj kapen brenda një furgoni në autostradën “Ibrahim Rugova”

    Reporteri
    30 Qershor 2022 | 14:12

    Sot rreth orës 11:00, Policia e Kosovës ka ndaluar një furgon të tipit “mercedes”, me targa vendore, ku janë gjetur 34 shtetas të huaj.

    Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

    Ai tha se personat janë të meshkuj, të moshës madhore.

    Lidhur me rastin është njoftuar stacioni kompetent policer dhe Njësia për Migrim dhe të Huaj në kuadër të PK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!