Më 18. 12. 2020 rreth orës 16.30 në Stacionin Policor në Pejë është paraqitur një rast vjedhje e veturës. Vetura e vjedhur e tipit Shkoda – Fabia ishte e parkuar në Rr. Mbreteresha Teutë në Pejë dhe ishte në pronësi të një biznesi.
Me datë 19. 12. 2020 ne orët e hershme te mëngjesit rreth orës 06:30 e njëjta veturë është ndaluar nga patrulla policore e Stacionit Policor Malishevë dhe pas verifikimeve të nevojshme ka rezultuar si veturë e vjedhur një natë më herët në Pejë.
“V.L. i lindur me 02.07.1986 i dyshuar për vjedhjen e veturës është arrestuar dhe me urdhër te Prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa vetura i është kthyer pronarit”, njofton policia.
Tutje, policia njofton se personi i njëjtë ka qenë i dyshuar edhe për 2 vjedhje të tjera të veturave me datën 09.12.2020 me ç’rast kishte vjedhur një veturë në Pejë, VË-CADY e cila ishte hasur nga Policia në Fushë-Kosovë dhe në të njëtjen formë i ishte kthyer pronarit e poashtu edhe me 15.12.2020 në Klinë ku vetura e vjedhur ishte hasur nga patrullat Policore të Gjakovës dhe i është kthyer pronarit legjitim.
Rasti është proceduar me kallzim penal në Prokruroinë Themelore në Pejë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.