×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet e rastit

    34-vjeçari shqiptar qëllohet me pesë plumba në Spanjë

    Reporteri
    14 Prill 2024 | 16:09

    Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë pre e një atentati mbrëmjen e djeshme në Marbella të Spanjës.

    Sipas medieve spanjolle, ngjarja ka ndodhur në qendrën tregtare Guadalmina, në Marbella (Málaga), pranë A-7, pranë qytetit kufitar të Estepona.

    Shqiptari është qëlluar të paktën 5 herë me armë zjarri dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, por ende nuk ka asnjë person të arrestuar.

    Qendra tregtare e lartpërmendur në Marbella është kthyer në një pikë të nxehtë në pastrimin e hesapeve mes bandave në Costa del Sol.

    Më 28 tetor, tre persona të armatosur me kapuç hapën zjarr ndaj dy personave, të cilët u plagosën. Pasi kanë qëlluar, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një makinë./vizionplus.tv

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!