×
  • Lajme
  • Lajme

    35 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve në Kosovë

    Reporteri
    27 Qershor 2022 | 12:19

    Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit nuk ka pasur vaksinim kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.405 doza të vaksinës.

    Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Deri më sot janë dhënë 103.145 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

    Nga 200 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

    Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.399.

    Në total numri i rasteve aktive është 270.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!