×
  • Lajme
  • Lajme / "Vjedhje me dhunë"

    35-vjeçari nga Kosova arrestohet në Rinas, po e kërkonin autoritetet belge

    Reporteri
    03 Qershor 2024 | 12:14

    Policia shqiptare ka arrestuar në Rinas 35-vjeçarin nga Kosova i cili ishte shpallur në kërkim, pasi i njëjti po akuzohej nga autoritetet belge për vjedhje me dhunë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet belge i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

    Njoftimi i policisë shqiptare:

    Rinas/Verifikime të hollësishme, për të ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim, që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga Republika e Shqipërisë.

    I akuzuar nga autoritetet belge, për vjedhje me dhunë, ndalohet në dalje, me qëllim ekstradimin në Belgjikë, 35-vjeçari.

    Si rezultat i kontrolleve të detajuara në hyrje/dalje të RSH-së dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Gate”, gjatë të cilit shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas ndaluan në dalje, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

    – D. R., 35 vjeç, banues në Kosovë.

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet belge i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
    Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Belgjikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!