×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosen dy persona në Podujevë, i dyshuari shtiu edhe drejt policisë

    Reporteri
    27 Dhjetor 2020 | 21:16

    Dy persona janë plagosur në orët e vona në qytetin e Podujevës.


    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, e cila thotë se i dyshuari që ka plagosur dy persona ka shtënë edhe në drejtim të policisë.

    “Sot rreth orës 20:00, policia ka marrë informacionin për plagosje me armë zjarri në rrugë “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga personi i dyshuar (i njohur për policinë) janë plagosur 2 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka dale në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të personit të dyshuar i cili në ikje e sipër ka shtënë edhe në drejtim të zyrtarëve policor të cilët detyrimisht i janë përgjigjur në mënyrën e njëjtë”, ka deklaruar ajo.

    Ahmeti thotë se ktualisht hetuesit policor janë në kërkim të personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!