×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë: 36 vjeçari shqiptar humb jetën në aksident trafiku

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 18:37

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, ku e ka humbur jetën një 36 vjeçar shqiptar.


    Ai e humbi jetën si pasojë e një aksidenti në një zonë të pyllëzuar të quajtur “Pella”.

    Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e 22 dhjetorit, makina me të cilën po udhëtonte 36-vjeçari doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.

    Viktimës nuk iu bë i ditur identiteti, por ai u gjet nga vëllau i tij në makinën e përmbysur, raporton Abc News.

    Ky i fundit menjëherë ka lajmëruar policinë. Ndërsa autoritetet po hetojnë mbi shkaqet e aksident tragjik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!