Numri i personave që po preken me coronavirus në vendin tone po rritet çdo ditë.
Vetëm mbrëmë u shënuan 96 raste të reja.
Përveç qytetarëve, po infektohen edhe punëtorë të institucioneve të ndryshme në vendin tonë.
Në mesin e tyre, edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur për Reporteri.net se aktualisht në Kosovë janë gjithsej 37 zyrtarë policorë të prekur nga coronavirusi.
“Janë 37 zyrtarë aktivë ( të infektuar) me COVID-19. Por nuk dihet nëse ky numër është rritur apo zvogëluar pas rasteve të reja që u shënuan mbrëmë”, ka thënë Krasniqi për Reporteri.net.
Ai ka thënë se gjendja e tyre shëndetësore për momentin është stabile.
“Gjendja e të gjithë policëve të prekur me coronavirus është stabile dhe gjenden në vetizolim”, ka deklaruar Krasniqi.
Kujtojmë se mbrëmë u shëruan 87 persona.
IKSHP ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 2590 raste nga 23.137 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 48 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.394 raste, kurse raste aktive 1.148, shkruan Reporteri.net.
IKPSH edhe mbrëmë bëri thirrje për zbatimin e rekomandimeve që qytetarët të ruajnë veten, të afërmit dhe të tjerët. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.