Kushtet jo të favorshme atmosferike kanë bërë që në Aeroportin e Prishtinës brenda dy ditësh të anulohen mbi 40 fluturime.
Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se gjatë ditës së sotme janë anuluar deri tani 4 fluturime, pasi dukshmëria ka qenë nën 50 metra dhe ka qenë i pamundur fluturimi.
Ajo bërë të ditur se dje ishin 38 fluturime të anuluara.
“38 fluturime janë anuluar ditën e djeshme. Nga to disa janë divertuar në aeroportet fqinje. Sot janë anuluar 4 fluturime deri më tani. Dukshmëria ka qenë nën 50 metra, prandaj është pamundësuar realizimi i fluturimeve”, ka thënë Gara për Reporteri.net.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.