Ministri i Infrasktrukturës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se sot në mëngjes kthyem në atdhe 39 qytetarë të Kosovës, të ngujuar jashtë; fëmijë, të moshuar, gra e burra.
Ai ka bërë të ditur se ata do të vendose në karantinë 14 ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.
“Sot herët në mëngjes kthyem në atdhe 39 qytetarë të Kosovës, të ngujuar jashtë; fëmijë, të moshuar, gra e burra. Dje kthyem ekipin Kombëtar të Boksit. Të gjithë do të vendosen në karantinë 14 ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë”, ka shkruar Abdixhiku.
Mirëpo, Reporteri.net ka siguruar pamje nga konviktet e Prishtinës, ku shihet gjendje e tmerrshme nga papastërtia.
Në një video të dërguar tek gazeta, një prej qytetarëve ankohet për kushtet dhe thotë se nuk janë duke pranuar që të futen brenda.
Ndër ta, sipas qytetarëve të karantinuar, ka edhe të sëmurë që ishin për kurim në Turqi.
Reagim ka pasur edhe nga një këngëtar, i cili është në mesin e të karantinuarve. Robert Berisha ka kritikuar shtetin për gjendjen në këto konvikte ku janë karantinuar këta persona./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.