×
  • Lajme
  • Lajme

    4 ditë pas rikthimit në krye të ATK-së, Hoti e shkarkon për të dytën herë Ilir Murtezajn

    Reporteri
    12 Janar 2021 | 16:03

    Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka marrë vendim për shkarkimin e Ilir Murtezajt.


    Hoti, ka marrë vendim për emërimin e Ekrem Hysenajt, në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

    Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit.

    Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së ushtron këto kompetenca konform Ligjit nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr.04/L-102 me Ligjin nr.04/L-115, me Ligjin nr.04/L- 223 dhe legjislacionin tjetër në fuqi.

    Pasi të përfundojë detyrën e U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, z. Hysenaj kthehet në vendin e tij të punës sipas aktemërimit të cilin e ka pasur para këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi sot dhe obligohet Ministria e Financave dhe ATK –ja për zbatimin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!