×
  • Lajme
  • Lajme

    4 të infektuar me koronavirus ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore

    Reporteri
    22 Maj 2020 | 10:11

    Në Klinikën Infektive të QKUK-së gjatë ditës së sotme janë të hospitalizuar 11 pacientë, 9 prej tyre të infektuar me koronavirus.


    Sipas  njoftimit nga kjo klinikë, 5 pacientë janë në gjendje stabile dhe katër prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Reporteri.

    Gjatë ditës së djeshme në Kosovë ka rezultuar vetëm një rast me koronavirus, gjersa nuk është njoftuar për asnjë të shëruar

    1.004 të infektuar, 29 të vdekur dhe 772 të shëruar është bilanci total i Covid-19 në Kosovë.

    Njoftimi i plotë:

    Nga 9 pacientët e infektuar me Covid 19:

    • 5 pacientë janë në gjendje stabile;

    • 1 pacient është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si

    • 3 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (2 raste janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 1 rast është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik).

    Klinika është në pritje të rezultateve për 2 pacientë.

    (Raporti: Klinika Infektive, Autor: Dr. Sadije Namani)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!