×
  • Lajme
  • Lajme

    4 vjeçari nga Mitrovica ka nevojë për ndihmë, i duhen 95 mijë euro për shërim

    Reporteri
    31 Gusht 2019 | 20:41

    4 vjeçari nga Mitrovica ka nevojë për ndihmë, i duhen 95 mijë euro për shërim.


    Donart Ahmeti, 4 vjeçar nga Shupkovci i Mitrovicës është diagnostikuar me sëmundjen e Polyendocrinopathy. Shërimi i tij kushton 95 mijë euro, e kjo për familjen është e papërballueshme.

    Ministria e Shëndetësisë kishte ndarë më parë 30 mijë euro mirëpo të gjitha kanë shkuar për trajtimin e tij.

    Familja Ahmeti kërkon ndihmë nga njerëzit e vullnetit të mirë për shërimin e djalit të tyre.

    Ndihmën financiare mund ta dhuroni duke u lajmëruar tek numri i familjes së Donartit që është : +38349664758.

    Gjithashtu mund të ndihmoni duke dhuruar para në llogarinë bankare:

    Fidan Ahmeti

    Banka Ekonomike

    Acc. no: 1405000055834634

    Thirrje për ta ndihmuar Donartin e vogël ka bërë edhe Iniciativa Zgjatma Dorën.

    Ata përmes postimin në Facebook kanë treguar se gjenden në sheshin e qytetit të Mitrovicës, dhe kushdo që dëshiron të dhurojë para mund të dhurojë edhe aty.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!