×
  • Lajme
  • Lajme / Ish-emisari i SHBA-së

    4 vjet nga Marrëveshja e Washingtonit, Grenell: Biden-Harris nuk arriti ta zbatonte

    Reporteri
    05 Shtator 2024 | 9:32

    Ish i Dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka reaguar me rastin e shënimit të 4-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Washingtonit, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim në platformën X, Grenell ka thënë se administrata e udhëhequr nga Joe Biden dhe Kamala Harris nuk ka arritur që ta zbatojë këtë marrëveshje.

    Sot katër vite më parë i kemi bashkuar liderët e Kosovës dhe Serbisë në Zyrën Ovale me Presidentin Donald trump dhe ata nënshkruan një marrëveshje historike për t’i normalizuar dhe zgjeruar ekonomitë e tyre”, shkroi ai në X.

    Pas nënshkrimit të marrëveshjes, në praninë e presidentit të SHBA-së Donald Trump, Kosova kishte përfituar njohjen nga Izraeli.

    Firmat e tyre në letër i vendosën asokohe kryeministri Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!