Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë pse brengosen kur flasin e shkruajnë me telefonët e tyre. Me buxhetin e taksapaguasve, ata kanë shpenzuar rreth 40 mijë euro (38.190 ) me kompaninë publike, Vala gjatë vitit 2024.
Sipas të dhënave zyrtare të Kuvendit, kampion me shpenzime është nënkryetari Enver Hoxhaj i PDK-së, (mbi 1000 Euro, me 100 euro limit në muaj) e goxha shumë kanë shpenzuar edhe deputetë të tjerë si Mimoza Kusari Lila (VV), Besnik Tahiri (AAK) e Arben Gashi (LDK) nga 720 Euro secili, por edhe deputeti milioner, Valon Ramadani (VV), që ia ka marrë Kuvendit 480 Euro mbushje, , raporton Interaktiv Talks.
Për habi është kush ka shpenzuar më së paku nga të gjithë, dhe cilët lider partiakë kanë marrë e kush ka refuzuar të marrë mbushjet e Valas. Për më shumë shikojeni videon në vazhdim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.