Një rast i ngacmimit seksual është raportuar në fshatin Pozheran të Vitisë.
Sipas policisë më datën 11 të këtij muaji i dyshuari R.A rreth orës 08:20 të mëngjesit, derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij ka takuar në rrugë dy vajza të mitura të cilat ishin duke shkuar në shkollë, shkruan Reporteri.net.
Ai ka ndalur veturën dhe ka kërkuar nga ato të hyjnë në veturë për ti dërguar në shkollë. Gjatë rrugës, vajzat e mitura e kanë vërejtur se i dyshuari po shkonte në një rrugë tjetër dhe gjatë rrugës kishte filluar t’i ngacmonte me fjalë. Vajzat nga frika kanë hapur derën e veturës dhe kanë arritur të zbresin duke kërkuar ndihmë në shtëpinë më të afërt. Gjatë tentim ikjes ato kanë pësuar lëndime trupore.
Vajzat janë intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS’së. Pas dëshmisë së tyre dhe mbledhjes së informatave, i dyshuari është arrestuar i cili është intervistuar nga Policia e Kosovës dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është proceduar në Prokurorinë Themelore. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.