×
  • Lajme
  • Lajme

    42 vjeçari që u gjet i vdekur në banesën e tij është biznesmen i njohur në Prishtinë

    Reporteri
    23 Korrik 2019 | 14:27

    Është gjetur i vdekur biznesmeni kosovar, Fehmi Gashi. Pronari i butikut të njohur “Charlie” dyshohet se e ka kryer vetëvrasjen në banesën e tij që ndodhet në lagjen “Dardania”.


    Vdekjen e Gashit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

    Sipas raportit policor, akti ka ndodhur rreth orës 10:50 në lagjen Dardania.

    Vdekja është konstatuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet arsyeja që ka shtyer këtë akt.

    “Me datë 23.07.2019 rreth orës 10:50h, Prishtine (L.Dardania) në banesën e tij nga familjarët është gjetur i vdekur personi F.G.,1977, vdekjen e viktimës e ka konstatuar njësia e Urgjencës Prishtinë në vendin e ngjarjes kanë dale njësite e nevojshme policore. Lidhur me veprimet është njoftuar Prokurori kujdestar dhe Njësia e Hetimeve Rajonale” thuhet në përgjigjen e Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!