×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    428 qytetarë të Deçanit dyshohet se u helmuan nga uji, Prokuroria nis hetimet

    Reporteri
    12 Korrik 2021 | 13:58

    Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha ka folur për rastin e djeshëm në këtë komunë, ku qindra qytetarë dyshohet se u helmuan nga uji i pijshëm.


    Ai ka thënë se që nga e shtuna në këtë qendër janë pranuar 823 pacientë prej të cilëve 428 me simptoma të njëjta, e të cilët dyshohet të jenë helmuar nga uji.

    Berisha ka thënë se iu kanë ftuar institutin e shëndetit publik për të marrë mostra për të ditë shkaqet e këtij helmimi.

    Sipas tij edhe Prokuroria ka filluar me hetime.

    Lidhur me këtë çështje pas pak pritet që kryetari i Deçanit të mbajë konferencë për media.

    Deri sa rezultatet e analizave të fundit të këtij uji nuk kanë dalë ende, që nga e diela në mbrëmje, ujësjellësi rajonal “Hidrodrini” ka bërë ndërprerjen e furnizimit me ujë në zonat e dyshuara për helmim masiv.

    Ujësjellësi “Hidrodrini” ka bërë apel për kujdes, por duke thënë se “deri në arritjen e rezultateve, nuk mund të konstatohet asgjë në zbardhjen e dyshimeve për ujë të helmuar ose jo”.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!