×
  • Lajme
  • Lajme

    43 pacientë me koronavirus të shtirë në QKUK, 5 prej tyre janë në përkujdesje intensive

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 8:40

    48 persona me koronavirus aktualisht janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Kosovës.


    43 prej këtyre rasteve janë në gjendje stabile, teksa pesë prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

    Ndërkaq, lajmi i mirë është se nga kjo klinikë ku po trajtohen rastet me COVID-19, nuk ka raste të reja tek stafi mjekësor.

    “Bazuar në raportin 24 orësh nga Klinika Infektive e QKUK-së, në këtë klinikë, sot me 24.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 48 raste me Covid-19.Gjendja e pacientëve me Covid -19, është si vijon:
    43 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

    Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk kemi raste të reja të infeksionit brendaspitalor”, thuhet në njoftim.

    Deri më sot në Kosovë janë 669 të infektuar me Coronavirus, 159 të shëruar dhe 19 të vdekur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!