×
  • Lajme
  • Lajme

    44.7% e qytetarëve të Kosovës mendojnë se në Hagë po gjykohet krejt UÇK-ja

    Reporteri
    08 Korrik 2022 | 7:35

    Sipas matjeve të fundit të opinionit publik, të bëra nga PIPOS, rreth asaj se nga kush është themeluar Gjykata Speciale, nga 1 mijë e 50 respodentë, 45.3% e tyre thonë se ajo është themeluar nga BE-ja.

    22% e të anketuarve, si përgjigje të saktë e kanë dhënë se Gjykata Speciale është gjykatë e themeluar nga Kosova.

    Ndërsa, 20.4% prej tyre thonë se Gjyqi i Hagës është gjykatë e themeluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, kurse 12.3% janë përgjigjur me “nuk e di/refuzoj”.

    Kurse, sa i përket pyetjes “ju lutëm na thoni, sipas jush, kush po gjykohet aktualisht në Hagë”, 44.7% e të anketuarve janë përgjigjur se në Hagë po gjykohet e tërë UÇK-ja.

    28.3% e të anketuarve kësaj pyetje i janë përgjigjur se në Hagë po gjykohet historia e Kosovës.

    Ndërsa, 19.3% kanë thënë se në Gjykatën Speciale po gjykohen individ të përfshirë në krime lufte.

    E, me 4.6% janë përgjigjur me “tjetër” dhe 3.1% me “nuk e di/refuzoj”.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!