Mbytja e një 44-vjeçari në plazhin e Velipojës, ka sjellë protestën e një grupi qytetarësh të ardhur nga Kosova për të pushuar në këtë plazh.
Vonesa e urgjencës mbi një orë, ka qenë e pafalshme për turistët nga Kosova. Ndërkohë që ata ngrenë zërin edhe për mungesën e rojeve të plazhit, që në një rast si i viktimës, të paktën do të kishin ardhur në ndihmë.
Tefik Jakupi nga Gjakova, profesor i edukimit fizik, tha për Euronews Albania se vihen re shumë aspekte negative të plazhit, duke përmendur këtu pastërtinë dhe mungesën e rojeve bregdetare.
Një tjetër qytetare e cila protestonte, teksa i shprehu ngushëllimet familjes tregoi se nuk ka qenë në vendngjarje por e ka parë kalimthi.
“Më ka ardhur shumë keq që ka vdekur prej mungesës së kujdesit të mjekëve. Emergjenca është vonuar shumë sepse ai ka pasur infarkt por ka mundur dhe të shpëtojë”, u shpreh një qytetare.
Pas protestës së pushuesve nga Kosova, kanë reaguar edhe institucionet shëndetësore në Shkodër, të cilat brenda ditës kanë dërguar autoambulanca dhe staf mjekësor në këtë plazh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.