×
  • Lajme
  • Lajme

    45 të mitur të dënuar i gjenë 2020-ta në Qendrën Korrektuese në Lipjan

    Reporteri
    01 Janar 2020 | 19:48

    Ndonëse të mitur në moshë, kjo fare nuk nënkupton që mos të dënohen për veprat e tyre penale të cilat i bëjnë.


    114 persona të mitur vetëm gjatë këtij viti në Kosovë janë përfshirë në vepra penale, kurse 45 është numri i personave të mitur që gjenden aktualisht në këtë institucion.

    Mirëpo, këtyre të miturve në këtë qendër u ofrohen edhe trajnime profesionale për të cilat lëshohen certifikatat.

    Përveç shkollimit në këtë qendër, të miturit kanë mundësi të kryejnë edhe trajnime profesionale.

    “Certifikata dhe diplomat e shkollës për të miturit që vuaj dënime për vepra penale u jepet në mënyrë të rregullt sikurse në shkollat publike, duke mos iu figuruar që merren nga burgu, për mos dëmtimin e karrierës që mund ta zhvillojnë me tutje”.

    Drejtori i Qendrës Korrektuese në Lipjan, Isuf Iberdemaj ka treguar për Indeksonline se në vuajtje të dënimit në këtë qendër janë 45 të mitur, për vepra të ndryshme penale.

    Në mesin e tyre prin gjinia mashkullore, ku 42 prej tyre janë në vuajte të dënimit kurse numri i femrave është 3 femra të cilat janë në vuajtje të dënimit për vepra penale, shkruan Indeksonline.

    Kurse sipas Iberdemaj, gjithsej në total aktualisht ndodhën 93 të burgosur pasi këtu hyn edhe kategoria e të burgosurave e femrave të moshës së rritur.

    Vetëm gjatë vitit n2019 janë dënuar 10 persona të cilët do të vuajnë dënimin varësisht nga vepra të cilën e kanë kryer, shkruan Indeksonline.

    Dënimi ma i madh që është dhënë gjatë këtij viti në këtë qendër është hiq më pak se 25 vite.

    “25 vite është dënuar një femër vendimi s’është i formës së prerë”, ka thënë Drejtori i Qendrës Korrektuese në Lipjan, Isuf Iberdemaj.

    Ndryshe, dënimet për të miturit në Republikën e Kosovës, janë të rregulluar sipas Ligjit Penal për të Mitur në Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!