×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK e mbështet procesin e nënshkrimeve për ta çuar Vjosa Osmanin në Kushtetuese

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 17:48

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka mbështetur nismën e Partisë Demokratike të Kosovës për mbledhjen e nënshkrimeve për ta dërguar Vjosa Osmanin, presidenten e vendit, në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Valdete Dakës, nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor.


    Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, për klankosova.tv ka deklaruar se “Po. Aleanca e ka përkrahur referimin e çështjes së shkarkimit të znj. Dakaj, në Kushtetuese”.

    Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur nënshkrimet për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese rastin e shkarkimit të Valdete Dakës nga pozita e Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Presidentes Vjosa Osmani.

    “Vendimi i Presidentes së Kosovës, urdhëruar nga Albin Kurti për të shkarkuar kryetaren e KQZ-së, është antikushtetues, dëmton institucionet demokratike, rrezikon zgjedhjet lokale dhe është fund e krye politik”, është shprehur Enver Hoxhaj, kryetar në detyrë i PDK-së.

    “Për të mbrojtur rendin kushtetues, institucionet demokratike e profesionale, si dhe të parandalojmë secilin akt të tillë në të ardhmen, Partia Demokratike e sheh të domosdoshëm dhe të pashmangshëm opinionin e Gjykatës Kushtetuese, për çka i kemi mbledhur edhe nënshkrimet”.

    Hoxhaj përmes Facebook ka falënderuar deputetët e opozitës për bashkëpunimin në këtë çështje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!