Ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me paraqitjen e tij në takimin e parë në dialogun Kosovë-Serbi.
Ai tha se java e kaluar shënoi mjerimin politik të kësaj Qeverie, duke thënë se këtë “me cirkuset e tij diplomatike e manifestoi Albin Kurti”.
“Në vend të njohjes nga Serbia, në Vjenë ai kërkoi mos sulmimin nga ajo. Në vend se të zotohet për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit dhe forcimin ekonomik të vendit, mohoi ligjshmërinë e saj”, shkroi Hoxhaj në Facebook.
“Meqë këtë javë Kosovën e pret një tjetër takim i rëndësishëm dhe i vështirë në Paris, uroj që Albin Kurti të ketë reflektuar mbi marrëzitë e tij politike të ditëve të fundit e mjerimin anarakist dhe të sillet me përgjegjshmëri shtetërore e institucionale”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.