Mocioni i mosbesimit nga Qeverisë Kurti, i dorëzuar nga LDK-ja në Kuvend të Kosovës, përveç nga deputetët e opozitës AAK, NISMA e AKR, mbështetje ka marrë edhe nga dy deputetë të minoriteve jo serbe në Kosovë.
Dy deputetë të pakicave jo serbe në Kosovë kanë nënshkruar mocionin e iniciuar nga grupi parlamentar i LDK-së, për rrëzimin e Qeverisë Kurti, shkruan Reporteri.net.
Mocioni i dorëzuar në Kuvend, para pak minutash, është nënshkruar nga gjithsej 46 deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Nënshkrime nuk kanë dhënë dy deputetët e LDK-së, Ardian Shala e Haxhi Avdyli, përkundër se partia e tyre ka iniciuar mocionin në fjalë.
Mbështetje këtij mocioni i kanë dhënë deputetët e AAK-së dhe NISMA’s, sikurse Mirlinda Sopi-Krasniqi e Behgjet Pacolli nga AKR-ja.
Por, jo edhe PDK-ja si partia më e madhe opozitare në Kuvend.
Për të kaluar mocioni për rrëzimin e qeverisë Kurti, LDK-së iu duhen 61 vota gjatë votimit në Kuvend. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.