×
  • Lajme
  • Lajme

    Jep dorëheqje drejtori i Neonatologjisë, nuk tregon arsyen e largimit

    Reporteri
    01 Korrik 2021 | 9:58

    Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Xhevdet Gojnovci, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.


    Këtë e ka bërë të ditur vetë Gojnovci nëpërmjet një njoftimi, mirëpo ai nuk ka treguar arsyen e largimit të tij.

    “Nga sot, me datë: 01.07.2021, nuk do të jem Drejtor i Klinikës së Neonatologjisë! Ju falënderoj përzemërsisht për bashkëpunim dhe do t’ju jem mirënjohës gjithë jetën për këto vite që kaluam së bashku“, ka shkruar ai në Facebook.

    Njoftimi i tij i plotë:

    Të nderuar miq, kolegë, prindër, bashkëpunëtorë dhe media,

    Nga sot, me datë: 01.07.2021, nuk do të jem Drejtor i Klinikës së Neonatologjisë!

    Ju falënderoj përzemërsisht për bashkëpunim dhe do t’ju jem mirënjohës gjithë jetën për këto vite që kaluam së bashku.

    Falënderim i veçantë për media që gjatë gjithë kohës kanë qenë korrekt në informim publikut për çdo gjë që ka ndodhur në Klinikën e Neonatologjisë dhe të arriturat tona.

    Një falënderim për stafin e Klinikës së Neonatologjisë, që bashkë arritëm rezultate të jashtëzakonshme.

    Gjatë kësaj kohe më së shumti i kam munguar familjes sime, për çka ju kërkoj falje më së shumti dhe i falënderoj për mirëkuptim!

    Me respekt,

    Dr Xhevdet Gojnovci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!