Prej 165 aplikantëve për mjek specialist, në konkursin e fundit në shërbimin spitalor, 48 prej tyre synojnë një vend pune.
Në fakt, pozita prej farmacisti në Barnatoren Qendrore në QKUK paraqet garën më të fortë sesa në çdo lëmi tjetër, njofton Klan Kosova.
Sipas kreut të Odës së Farmacistëve, Arianit Jakupi, e gjithë kjo po ndodh për shkak të situatës financiare të rënduar në barnatoret private.
Zgjidhja e vetme dhe më e duhura, sipas Jakupit, është që farmacistëve duhet t’iu bëhet më shumë vend në institucionet shëndetësore publike.
“Ne në bazë të statistikave evropiane ende kemi hapësira ta rrisim numrin e të punësuarve në këtë sektor, meqë komuniteti është i ngopur nga barnatore”, deklaroi ai.
Jakupi thekson se sipas standardeve evropiane një farmacist duhet të jetë për 50 shtretër të pacientëve.
Ndërkaq, sipas të dhënave që posedon Oda e Farmacistëve, nga 1280 të tillë të licencuar afro 50 veta janë të punësuar në sektorin publik në gjithë Kosovën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.