×
  • Lajme
  • Lajme

    48-vjeçari shqiptar bën kërdi në Greqi, mashtron të moshuarit dhe u zhvat para e stoli ari me vlerë 140 mijë euro

    Reporteri
    22 Maj 2024 | 9:26

    Një 48-vjeçar shqiptar ka rënë në gjurmët e policisë greke për mashtrim ndaj të moshuarve në zonën e Thesprotisë të Greqisë.

    Sipas informacioneve, 48-vjeçari është anëtar i një organizate kriminale që krijonte mashtrime me të moshuarit për t’u zhvatur para dhe ar.

    Sipas të njëjtave informacione, ai është përfshirë në të paktën dy mashtrime ndaj të moshuarve në Filiates dhe Igumenicë, ku vlera e plaçkës së tyre arrin në 140 mijë euro, raporton TCH.

    Mashtruesi shqiptar i ka bindur të moshuarit për t’i dhënë para duke i thënë se të afërmit e vetë kanë nevojë për shuma të mëdha parash për të kryer operacione pas një aksidenti automobilistik. Tashmë 48-vjeçari përballet me kallëzim penal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!