×
  • Lajme
  • Lajme

    20 të lënduar në 49 aksidente që ndodhën në 24 orët e fundit

    Reporteri
    03 Tetor 2019 | 9:11

    Në 24 orët e fundit në vend janë shkaktuar 49 aksidente trafiku.


    20 prej tyre ishin me të lënduar, kurse 29 pa të lënduar.

    Përgjatë të njëjtës kohë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 583 tiketa trafiku.

    Kujtojmë se edhe mëngjesi i ditës së sotme nisi me aksidente.

    Një i tillë ndodhi në vendin e quajtur “Kroi i Mbretit” në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku raportohet se ka edhe persona të lënduar, pasi është parë ambulanca në vendin e ngjarjes.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!