Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë, por situata ka filluar të qetësohet pak. Në 24 orët e fundit janë raportuar katër viktima si pasojë e coronavirusit, numri ky më i vogël krahasuar me ditët e kaluara.
Aktualisht numri i personave që kanë humbur betejën me Covid-19, të cilët sipas IKSHPK-së kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, ka shkuar në 492.
Ndërkohë edhe numri i pacientëve që janë shëruar po vazhdon të rritet, tashme kemi rreth 9 mijë të shëruar nga Covid-19.
Ndërsa raste aktive po vazhdojnë të mbesin edhe 3 mijë e 406.
Që nga 13 marsi kur edhe u regjistruan rastet e para me Covid-19, në vendin tonë janë testuar 48 mijë e 743 mostra të dyshuara, që prej tyre 12 mijë e 840 kanë rezultuar pozitive.
Ndër komunat me të prekura nga Covid-19 po vazhdon të mbetet Prishtina.
Qeveria e Kosovës ka marrë një sërë masash. Tashmë qytetarët nuk mund të dalin pa maska në qytet. Në disa qytete vazhdon të jetë e kufizuar lëvizja nga ora 22:30 e deri në ora 05:00.
Kuvendi i Kosovë ka miratuar edhe ligjet anti-covid që janë dekretuar nga presidenti dhe sot kanë hyrë në fuqi.