×
  • Lajme
  • Lajme

    5 mijë e 279 persona mbikëqyren nga IKSHPK-ja, kishin kontakt me të prekur

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 9:02

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka njoftuar mbrëmë se deri më datë 15 prill janë testuar 3 mijë e 720 mostra të dyshimta për virusin COVID-19, prej të cilave 423 kanë rezultuar pozitive.


    “Nga data 08 shkurt deri më 15 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.720 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej katërqind e njëzet e tre (423) me 9 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

    Në ndërkohë nga ky institucion shëndetësorë është njoftuar se nën mbikëqyrje janë edhe 5 mijë e 279 raste kontakti me të prekur.

    “Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.279 kontakte të rasteve”, është theksuar tutje në vendim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!