Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar pesë raste të reja me koronavirus në Kosovë, brenda 24 orëve të fundit, teksa janë kryer 1 mijë e 50 testime.
Në këtë peridhurë kohore s’është shënuar asnjë viktimë, gjersa janë shëruar 6 pacientë.
Gjithsej numri i rasteve aktive në vendin tonë është 132.
Tutje, MSh-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 6.361 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Njoftimi i plotë:
12 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.361 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 260.955 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 67.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.050 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.463.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 132.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në këtë linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.