Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se në mesin e 27 rasteve të reja me Covid-19, pesë janë nga komuna e Fushë Kosovës.
Bëhet fjalë për një polic bashkë me familjen e tij të cilët kishin pasur kontakt me një familjar të tyre në Vushtrri.
Këtë për klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.
“Bëhet fjalë për një polic bashkë me familjen e tij, gruan dhe tre fëmijët. Janë raste kontakti me një familjar të tyre me vendbanim në Vushtrri”.
“Momentalisht janë duke u trajtuar në shtëpi të pesë anëtarët dhe janë në pritje të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK’së”, deklaroi Topalli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.