×
  • Lajme
  • Lajme

    5 të vdekur dhe 285 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

    Reporteri
    30 Janar 2021 | 15:03

    Pesë të vdekur dhe 285 raste të reja me koronavirus është bilanci 24 orësh i publikuar nga IKSHPK.


    Rastet e vdekjes janë nga komunat: Istog 1 rast (77 vjeç), Malishevë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Shtime 1 rast (82 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (84 vjeç).

    IKSHPK njofton edhe për 260 të shëruar në 24 orët e fundit.

    Njoftimi i plotë:

    260 TË SHËRUAR DHE 285 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.686 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 285 raste pozitive.

    Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Istog 1 rast (77 vjeç), Malishevë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Shtime 1 rast (82 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (84 vjeç).

    Numri total i rasteve pozitive është 59.931 raste nga 231.094 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.492 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 260 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.208 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.231.

    Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 140 raste, Prizren 26 raste, Suharekë 16 raste, Podujevë 15 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Vushtrri 10 raste, Lipjan 8 raste, Pejë 8 raste, Gjilan 7 raste, Deçan 5 raste, Gjakovë 5 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Drenas 4 raste, Ferizaj 4 raste, Malishevë 4 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Viti 3 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Istog, Kamenicë dhe Skenderaj.
    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
    Mbani higjienën!
    Respektoni distancën!

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!